Mourinho e tepron, tjetër goditje të rëndë për Schweinsteigerin

Prishtinë | 30 Tet 2016 | 09:47 | Nga

Jose Mourinho ka marrë një tjetër vendim kundër gjermanit Bastian Schweinsteiger

Trajneri portugez, Jose Mourinho, fillimisht ka larguar Bastian Schweinsteigerin nga skuadra e parë, për ta lënë atë që të stërvitet me ekipin e dytë.

Por, jo çdo gjë po shkon mirë për Schweinsteigerin, i cili kishte menduar të luante për U-23, në mënyrë që të ishte në formë të mirë dhe kur të transferohej te ndonjë skuadër tjetër.

Por, as kjo nuk po i lejohet, pasi Mourinho ka porositur trajnerin e U-23 që të mos ta lejoj të luaj, por vetëm të stërvitet, shkruan Sunday People.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme