Mourinho i gatshëm të drejtojë Bayernin

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Jose Mourinho thuhet se është i gatshëm që ta marrë drejtimin e Bayern Munichut, pas shkarkimit të Niko Kovacit.

Bavarezët e shkarkuan trajnerin kroat pas rezultateve të dobëta, sidomos humbja 5-1 ndaj Eintracht Frankfurtit ishte arsyeja kryesore.

Sipas asaj që raporton Sky Sports, portugezi është më favorit për ta marrë drejtimin e skuadrës gjermane.

Mourinho thuhet t’i ketë shikuar disa ndeshje radhazi të kampionit të Bundesligës, në mënyrë që të përgatitet menjëherë për punën.

Në listën e Bayernit janë edhe emra si, Massimiliano Allageri, Arsene Ëenger, Erik ten Hag dhe Maurichio Pochettino.

Të ngjashme