Mourinho instalon dron dhe ekran gjigant në hapësirat stërvitëse të Romës

Prishtinë | 18 Kor 2021 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Jose Mourinho prezantoi disa elemente të reja në stërvitje re Roma, duke përfshirë një dron dhe një ekran gjigant në mënyrë që ai të mund t’u tregojë lojtarëve gabimet e tyre në kohë reale.

Special One është duke u informuar me teknologjinë më të fundit dhe duke sjellë teknika të reja në përgatitjet e tij.

Siç shihet në llogarinë zyrtare të Romës në Twitter, Mou ka kërkuar një dron të personalizuar që të rri pezull mbi fushë dhe të filmojë lojtarët e tij.

Kjo i lejon stafit të tij të marrin një pamje perfekte të formës dhe lëvizjeve të tyre në fushë.

Është vështirë se një qasje e re, pasi Maurizio Sarri e bëri këtë tashmë te Napoli disa vite më parë.

Të ngjashme