Mourinho në pritje të klubit “zikaltër”

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Lucaiano Spalleti do të largohet në fund të sezonit nga Interi.

Drejtuesit e klubit italian janë në kërkim të një trajneri të ri.

Dy emrat që po lidhen vazhdimisht me “ziklatërit”, janë Jose Mourinho dhe Antonio Conte, të dy të papunë.

Por sipas medieve në Itali, drejtori sportiv, Beppe Marotta, preferon Conten, me të cilin ka punuar edhe te Juventusi, ndërsa pronarët synojnë rikthimin e Mourinhos në Serie A, transmeton KTV.

Portugezi ka drejtuar Interin edhe në të kaluarën, ku ka fituar edhe Ligën e Kampionëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme