Mourinho po e kundërshton rikthimin në Romë të Pjanic

Prishtinë | 16 Kor 2021 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Jose Mourinho dhe Roma raportohet se kanë bllokuar rikthimin e mundshëm të dështimit të Barcelonës në kryeqytetin italian

Nuk është sekret që Pjanic dëshiron të largohet nga Camp Nou pas një viti largim ku u shkëmbye me Arthur Melon e Juventusit,. Ronald Koeman nuk e sheh boshnjakun si pjesë e planeve të tij.

Pjanic raportohet se po e shtynë përpara një rikthim në Serie A, edhe në Romë ku kishte luajtur nga viti 2011 deri më 2016. Megjithatë, Marca shkruan që kur ky opsion ju prezantua trajnerit të ri të Giallorossi, Mourinho e refuzoi atë.

Ai po ashtu është i padëshiruar nga tifozëve e Romës që nuk e pranojnë Pjanicin, pasi që ai ia ktheu shpinën për rivalët e tyre Juventus, duke aktivizuar klauzolën e tij të kontratës. Për të nuk është problem shuma e transferit, sa paga e tij vjetore që Pjanic fiton në Barcelonë, 15 milionë euro në sezon.

Blaugrana e dinë që ata nuk do të mund t’i marrin 45 milionë euro për Pjanicin në këtë treg, kështu që ata janë të përgatitur për ta huazuar, derisa është thënë që një rikthim në Juve është i mundshëm. 32 vjeçari duket i ngrirë në skuadrën e Barçës, me të cilën i skadon kontratë në qershor të 2024. 

Të ngjashme