Munishi konfirmon largimin e Baftiut nga Superliga e Kosovës

Prishtinë | 04 Gus 2020 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Blendi Baftiu do të largohet nga Ballkani këtë verë.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, me anë të një postimi në Facebook.

Trajneri i Ballkanit ka bërë të ditur se golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës nuk do të transferohet te Rapid Viena, siç është raportuar së fundi, por largimi i tij nga futbolli i Kosovës është i sigurt.

“Nuk shkon në Rapid”, ka shkruar Munishi.

“Blendi Baftiu njihet si futbollist fantastik, si djaloshi i artë i Ballkanit, të cilin nuk do ta shihni të luajë në Superligë më, por besoj se ka qenë e mjaftueshme atë që keni parë”.

Blendi Baftiu sezonin 2019/2020 në Superligën e Kosovës e përfundoi me 19 gola të shënuara.

Të ngjashme