Munishi: Skuadra e nisi lojën me nervozizëm, mungoi pasimi i fundit

Prishtinë | 17 Pri 2021 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Gjilani ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Llapit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 29-të.

Golat për skuadrën llapjanase i ka shënuar sulmuesi anësor Edon Sadriu.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi pas humbjes ndaj Llapit ka thënë se skuadra e tij e nisi lojën me nervozizëm dhe kjo i kushtoi.

“Kemi luajtur me nervozizëm por nuk kemi luajtur mirë. Na ka munguar edhe Razak që është i rëndësishëm për ne”.

“Kishim probleme me pasimin e fundit, tentuam por pësuam humbjen e parë nuk është tragjike. Do të vazhdojmë të punojmë dhe të bëjmë paraqitje sa më të mirë”, ka thënë Munishi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme