Muriqi: I ndjej shumë golat që realizoj për Kosovën

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 21:19 | Nga Ekonomia Online

Vedat Muriqi është golashënuesi më i mirë në histori të Përfaqësueses së Kosovës.

Ylli kosovarë ka arritur të realizojë 17 gola në 33 ndeshje, duke pasur një mesatare të frikshme.

E gjatë një interviste në RTV Dukagjini me prezantuesen e njohur Kadrie Canolli, Muriqi ka folur për golat që shënon me Dardanët.

Prizrenasi ka deklaruar se golat që shënon me Kosovën kanë peshë të madhe, shumë më të madhe se ata që ka shënuar me Fenerbahcen e Lazion.

“Kam luajtur në klube të mëdha si Fenerbahce, jam duke luajtur edhe te Lazio, por kur shënoj gol me Kosovën me të vërtetë është diçka shumë më ndryshe”

“E ndjej më shumë sepse shënoj për vendin tim, për atdheun tim dhe është diçka me të vërtetë jashtëzakonisht e mirë për mua personalisht dhe të jem për momentin golashënuesi më i mirë i Kosovës”, ka thënë Muriqi.

Në tri ndeshjet e muajit shtator për Kosovën, Muriqi ishte titullar dhe realizoi dy gola.

Sulmuesi shtatlartë shënoi në Gjeorgji për t’i dhënë fitoren Kosovës 0-1, por edhe ndaj Greqisë në barazimin 1-1. /

Të ngjashme