Mustafa Ali, keçeri që ka thyer barrierat në SHBA

Prishtinë | 27 Maj 2018 | 16:11 | Nga

Një fotografi e një plage në kokë e qepur me disa penj, përshëndet vizituesit në faqen e Mustafa Alit në Twitter. Është një lëndim që e mori ai së fundi gjatë një shou në Francë.

“Duke u larguar nga Parisi me një kujtim”, ka shkruar Ali.

Ali 32-vjeçar po bën gara në Mundjen Argëtuese Botërore (WWE) për më pak se dy vjet, por ai e ka stabilizuar veten dhe ka qenë një nga kryesorët në një nga shout javor të WWE-së (keçer).

Ai bëri histori në prill kur u bë superylli i parë i WWE-së me prejardhje nga Pakistani që performoi në ngjarjen më të madhe të WWE-së, në Wrestlemania, shkruan “Al Jazeera”.

Ali, emri i vërtetë i të cilit është Adeel Alam, pranon se u jep ndjenjën e krenarisë shumë tifozëve pakistanezë, por ai thotë se synimet e tij janë shumë më të mëdha.

“Vizionet e mia janë shumë më të mëdha sesa të jem një mundës nga Pakistani që arrin diçka”, ka thënë Ali.

Ali, që po ashtu është një mysliman i devotshëm, ka shtuar: “Dikush me emrin tim dhe paraqitjen time vjen me ide të paracaktuara. Misioni im është të fshij sa më shumë nga ato ide të paracaktuara, të largoj barrierat dhe po ashtu stereotipat”.

Ali ishte një tinejxher në Chicago kur ndodhi sulmi i 11 shtatorit në SHBA, një moment që ka nxitur armiqësi të gjerë drejt myslimanëve në SHBA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme