Mustafi drejt Juventusit

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Shkodran Mustafi është objektivi më i mirë i Juventusit, raporton Sky Germany.

Lëndimi i rëndë që pësoi Giorgio Chiellini bëri që drejtuesit e klubit bardhezi të viheshin në veprim për të gjetur një zëvendësim të tij.

Mbrojtësi i Arsenal duket se është lojtari i duhur i cili nuk do ta kishte problem edhe uljen në stol, transmeton lajmi.net.

Mustafi nuk është në planet e Unai Emery, andaj edhe largimi i tij nga ‘Emirates’ është i pashmangshëm.

Sot është dita e fundit e afatit kalimtar veror dhe kësisoj gjërat formale duhet të kompletohen sa më shpejtë.

Medhi Benatia, Dejan Lovren dhe Jerome Boateng janë lojtarët e tjerë në target në rast se dështon Mustafi. 

Të ngjashme