Nadali e deklason Gjokoviqin në finale të “French Open”, barazon rekordin e Federerit

Prishtinë | 11 Tet 2020 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Tenisti spanjoll Rafael Nadal e ka deklasuar serbin Novak Gjokoviq në finale të turneut Grand Slam të tenisit “French Open”. Nadal triumfoi me 3:0 në sete sot.

Dy setet e para Nadal i fitoi me rezultatin 6:0 dhe 6:2, ndërsa seti i tretë ishte më i nivelizuar, të cilin spanjolli e fitoi 7:5.

Për Nadalin është fitorja e 13-të në “French Open”, ndërsa edhe Grand Slami i 20 i fituar në total. Ai është barazuar tash me Roger Federerin për Grand Slame të fituara në konkurrencë individuale

Të ngjashme