Nakamura mposht xhudistin serb Stanojeviq, arrin në finale

Prishtinë | 03 Tet 2020 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Xhudisti japonez Shigeki Nakamura, që ka debutuar sot me Kosovën, ka arritur të kualifikohet në finale Kupës Evropiane në Xhudo që po zhvillohet në Dubrovnik.

Në kategorinë 73 kilogramë ai ka arritur të eliminojë në gjysmëfinale serbin, Gjorgje Stanojeviq, transmeton KOHA.

E edhe në finale ai do të përballet me një xhudist serb, Aleksandar Rajiçiqin.

Në dy meçet e para ai kishte mposhtur sllovenët, Aljaz Plantaku dhe Goran Kelavan.

Të ngjashme