Nantes dhe Cardiff pajtohen që të shtyhet pjesa e parë e pagesës për Sala

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Nantes dhe Cardiff City kanë arritur marrëveshje që ta shtyjnë pagesën prej 15 milionë funtave të arritur mes tyre për futbollistin e vdekur Emiliano Sala.

Skuadra nga Premier League ka qenë e paraparë që të kryhet pjesa e parë e pagesës më 20 shkurt, shkruan Independent.

Por thuhet se për arsye të sigurimit ata kanë vendosur që ta shtyjnë për më tutje datën e pagesës.

Nëse nuk do të mund të arrihej marrëveshje për shumën e transferimit rasti mund të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme