Napoli ka në listë pesë trajnerë

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Pesë trajner janë në listën e Napolit për ta zënë vendin e italianit Gennaro Gattuso do të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni, kur edhe i skadon kontrata.

Mediat italiane shkruajnë se eliminimi nga Liga e Evropës dhe Kupa e Italisë, kanë bërë që raportet mes Gatussos dhe presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, të ftohen.

Raportohet se në listën e De Laurentiisit janë pesë trajnerët, e ku njëri prej tyre do ta zë vendin e Gatussos. Ish-trajnerët e Napolit, Rafael Benitez dhe Maurizio Sarri janë në listë, ani pse thuhet se Sarri ka refuzuar të rikthehet në krye te napolitanëve.

Trajnerët tjerë kandidatë janë, Ivan Juriq i Hellas Veronas, Roberto De Zerbi i Sassuolos dhe Vincenzo Italiano i Spezia. Napoli zë vendin e gjashtë në Seri A me 43 pikë pas 23 ndeshjeve të zhvilluara.

Të ngjashme