Napoli kërkon 150 milionë euro për Koulibalin

Prishtinë | 16 Shk 2019 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Napoli është duke kërkuar 150 milionë euro për të hequr dorë nga mbrojtësi francez, Kalidou Koulibaly.

Kjo skuadër gjithashtu është e gatshme që t’i vazhdojë kontratën futbollistit 27 vjeçar, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Skuadrat që mbeten të interesuara ta përvetësojnë futbollistin Koulibaly janë Manchester United dhe Barcelona.

Mirëpo presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis, i ka thënë Kalidou Koulibalyt, se është në gjendje të hyjë në luftë vetëm për ta mbajtur atë në klub.

Të ngjashme