Napoli qet në shitje disa lojtarë

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Napoli do të tentojë të arkëtojë 150 milionë euro nga shitja e disa lojtarëve këtë verë

Sipas Gazzetta dello Sport, Napoli ka shpenzuar shumë në fillim të këtij afati dhe se tani dëshiron që të lirohet nga disa lojtrë.


Skuadra e Serie A ka shpenzuar afër 180 milionë euro që nga janari deri me tani, derisa ka shpenzuar shumë para në blerjen e Stanislav Lobotka, Victor Osimhen dhe Amir Rrahmani.

Tani ata duhet të barazohen me investimet e tyre.

Kalidou Koulibaly, i cili është lidhur me një kalim në Premier Ligë është njëri prej atyre që mund të largohen. Arkadiusz Milik, Allan dhe Faouzi Ghoulam janë po ashtu disa nga lojtarët e tjerë që janë në transferlistë nga skuadra e Napolit.

Të ngjashme