NBA, pronari i Warriors gjobitet me 500 mijë dollarë dhe një vit ndalesë

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Basketbollisti i Toronto Raptors, Kyle Lowry, pas ndeshjes së tretë finale kërkoi që anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Golden State Warriors, Mark Stevens të përjashtohet nga liga e NBA-së nga shkaku se e kishte shtyrë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Megjithatë, krerët e ligës profesioniste amerikane i shqiptuan Stevensit një pezullim një vjeçar dhe një gjobë prej 500 mijë dollarësh.

Stevens që është njëri nga pronarët më të vegjël të Warriors, njëherësh anëtar i Komitetit Ekzekutiv, u dënua të enjten, vetëm një ditë pas ndeshjes së tretë finale të NBA ligës.

Vendimi u bë i ditur menjëherë pasi Lowry deklaroi se Stevens “nuk do të duhet të jetë pjesë e ligës sonë“.

“Sjellja e zotëri Stevensit në ndeshjen e mbrëmshme nuk pasqyron standardin e lartë të cilin shpresojmë ta demonstrojmë përmes organizatës. Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer me veprimin e tij prandaj bashkë me z.Stevensin u kërkojmë falje të sinqerta Kyle Lowryt dhe Toronto Raptorsit për këtë sjellje të pahijshme”, thuhet në kërkimfaljen e Golde State Warriors.

Kujtojmë se Lowry tentoi të shpëtoj një top të dalë nga fusha pas çka përfundoi te publiku. Stevens, i cili kishte akreditimin e lëshuar nga NBA qëndronte ulur dy ulëse më larg nga vendi ku përfundoi Lowry.

Pas kësaj Stevens e shtyu Lowryn dhe e sulmoi verbalisht.

Në serinë finale Toronto kryeson me rezultatin 2:1.

Të ngjashme