Ndahen çmimet për fituesit e turneut të pingpongut “Adem Jashari”

Prishtinë | 04 Mar 2018 | 15:41 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

U përmbyll turneu i pingpongut për senior dhe seniore, i organizuar për nder të Epopesë së UÇK-së.

Ky turne tashmë është tradicional dhe zhvillohet çdo vit nga Federata e Pinpongut të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Federatës së Pingpongut, Nehat Çitaku, theksoi se pjesëmarrja e femrave në këtë turne ishte më e vogël në krahasim me pjesëmarrjen e meshkujve.

“Për nder të epopesë së UÇK-së, si çdo vit, Federata e pinpgongut të Kosovës organizon turneun i cili është poentues. Morën pjesë 70 pingpongistë. Ajo çka e karakaterizoi këtë turne është fituesi i ri 14-vjeçar. “Lidhja e Prizrenit” po punon mjaft mirë me të rinjtë që dëshmuan sot fitoren”, tha Çitaku.

Fituesi senior në kategorinë e meshkujve, Fatih Karabaxhaku, nga klubi i Pingpongut “Lidhja e Prizrenit” tha se përveç kësaj fitore pret edhe shumë suksese të tjera në karrierën e tij.

“Ndihem krenar, i lumtur që kam fituar në një turne poentues,  mendoj që edhe në të ardhmen të kem shumë suksese”, tha Karabaxhaku.

Fituesja seniore, Linda Zeqiri, nga klubi “Drita” e Gjilanit  tha se përkundër kundërshtareve të forta dhe mungesës se ushtrimeve nga ana e saj, doli prapëseprapë të jetë fituese.

“Pres me pasë edhe fitore të tjera dhe të vazhdojmë edhe më tutje me ushtrime për gara të radhës”, shtoi ajo.

Në kategorinë seniore (femra) fitueset janë:

Vendi i parë: Linda Zeqiri
Vendi i dytë: Nehare Janjeva
Vendi i tretë: Ilirjana Haliti dhe Alma Mehmeti

Në kategorinë senior (meshkuj) fituesit janë:

Vendi i parë: Fatih Karabaxhaku
Vendi i dytë: Mentor Shabani
Vendi i tretë: Rrahmon Ademaj dhe Jeton Beqiri.

Të ngjashme