Ndeshja Kosovë-Angli, maksimumi dy bileta për llogari

Prishtinë | 10 Nën 2019 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se vetëm dy bileta për llogari mund të blihen për ndeshjes që do të zhvillohet midis Kosovës dhe Anglisë.

Përballja do të zhvillohet më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 18:00.

Biletat për këtë ndeshje do të dalin në shitje të martën në ora 16:00, ndërsa kompania që merret me shitjen e tyre ka dhënë më shumë detaje.

“FFK ka përcaktuar kufizimin: Maksimum dy bileta për llogari për ndeshjen Kosova – Anglia”.

Të ngjashme