Ndeshje dramatike në Rahovec, në fund Prishtina shpallet kampion

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 23:52 | Nga Ekonomia Online

Me fitoren e 3 ndaj Rahovecit në finalen e Playoffit, Z-Mobile Prishtina zgjodhi dilemën se kush është numër një për këtë vit në basketbollin kosovar.

Çereku i dytë i ndeshjes ishte krejtësisht ndryshe. Kryeqytetasit shfrytëzuan gabimet e vreshtarëve dhe u shfaqën shumë të saktë në realizimin e aksioneve. Pjesa e parë u mbyll me 13 pikë epërsi për Prishtinën. 45 me 32.

Nën atmosferën e zjarrtë të publikut në Palestrën Sportive “Mizair Isma” në Rahovec ekipi nga kryeqyteti tregoi që mbetet një shkallë më lart në elitën e basketbollit kosovar. Vetëm në çerekun e parë ndeshja ishte në nivelin e njejtë, ku vendasit arritën ta mbyllin me rezultat 22 me 18.

As çereku i tretë nuk pati dallim sa i përket dominimit në parket, edhe në këtë pjesë të lojës mysafirët ishin të pandalshëm.

E hije të keqe kësaj finaleje i dha acarimi i tifozëve vendas, të cilët pak para se të përfundonte ky çerek, hodhën gjësende në parket.

Kjo bëri që të ndërpritet ndeshja dhe si pasojë, zyrtarët kërkuan zbrazjen e palestres.

Edhe pas vazhdimit të takimit, nuk ndryshoi diçka sa i përket fituesit. Prishtina siguroi fitoren, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat final: 104 – 75.

Ky është triumfi i 13-të i kryeqytetasëve në sezonet e pasluftës në elitën e basketbollit kosovarë.

Të ngjashme