Ndryshon afati kalimtar veror në Premierligë

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Klubet e Premierligës kanë votuar në favor të rikthimit të afatit të vjetër kalimtar veror nga sezoni i ri 2020/21, ngjashëm si në ligat e tjera evropiane.

Kjo nënkupton se afati kalimtar i verës do të mbyllet më 1 shtator në orën 17:00 për klubet e Premierligës, transmeton Gazeta Express.

Po ashtu, Premierliga ka konfirmuar se sezoni i ri 2020/21 do të nisë më 8 gusht.

Nga viti 2017 deri më tani, afati kalimtar i verës në Premierligë mbyllej një ditë para se të niste sezoni i ri.

Kjo ishte kundërshtuar nga trajnerët e klubeve të ligës elitare angleze, të cilët ankoheshin se klubet evropiane kishin përparësi karshi atyre angleze duke qenë se kishin më shumë kohë për të blerë lojtarë.

Të ngjashme