Në Francë do të luhet me dyer të mbyllura së paku deri në shtator

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Sportit e Francës, Roxana Maracineanu thotë se shikuesit s’mund të futet në stadiume pa kaluar coronavirusi

Sporti profesionist në Francë do të rifillojë më 11 maj, kur sportistët do t’ju rikthehen stërvitjeve.

Mirëpo, të gjitha kompeticionet sportive në këtë vend do të zhvillohen pa praninë e publikut.

Ditë më parë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron thoshte se deri në korrik ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura.

Por, ministrja e sportit e Francës, Roxana Maracineanu thotë se ky vendim do të zgjatet së paku deri në muajin shtator.

“Deri në një vendim të ri, derisa nuk do të ketë vaksinë kundër koronavirusit, nuk do të ketë shikues në stadiume”, deklaroi ish-notarja franceze për “Eurosport”.

Ligue 1 mund ta vazhdojë sezonin aktual që nga 17 qershori.

Ky sezon sigurisht se do të mbyllet pa shikues, por ka gjasa që edhe sezoni i ardhshëm të nisë me dyer të mbyllura. 

Të ngjashme