Në Superligë sot ka ndodhur diçka e pazakontë

Prishtinë | 02 Nën 2016 | 16:26 | Nga

Sot janë zhvilluar 5 ndeshje sipas plan programit të javës së 12-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Të gjitha 5 takimet e zhvilluara kanë përfunduar pa fitues.

Asnjëra nga 5 përballjet nuk arriti të nxjerrë fitues, derisa Feronikeli u ndal si mysafir i Besës me rezultat 1:1, Liria poashtu nuk arriti më shumë se një barazim 1:1 kundër Drenicës.

Edhe lideri, Trepça 89 nuk arriti më shumë se 1 pikë kundër Gjilanit. Hajvalia barazoi pa gola me Ferizajin, ndërsa Drita e Ismet Munishit regjistroi një rezultat 2:2 kundër Trepçës. (Sportali)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme