Në testin e dytë për Coronavirus, Izair Emini del negativ

Prishtinë | 25 Maj 2020 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i Dritës, Izair Emini, nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar se ka dal negativ në ri-testimin për Coronavirus.

Në testin e parë para pak ditëve futbollisti nga Maqedonia e Veriut kishte dal pozitiv. Ai kishte insistuar të ri-testohet, duke thënë se nuk ka asnjë simptomë të Coronavirusit e po ashtu as anëtarët e tij nuk kanë simptoma.

“Përshëndetje për të gjithë juve shokëve të FB! Dua të ju falënderoj përzemërsisht që më keni dhënë mbështetje gjatë kësaj kohe dhe do t’ju jem mirënjohës gjithmonë! Para dy ditëve bëra testin e radhës dhe me doli si negativ. Faleminderit të gjithëve! Zoti ju ruajt”, ka shkruar Emini në rrjetet sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme