Nëse largohet nga Inter, ky do të jetë ekipi i ri i Icardit

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 10:08 | Nga

Mauro Icardi ende ka mundësi të largohet nga Inter.

Mauro Icardi sërish ka ofertë për largim nga Inter.

Sulmuesi argjentinas vazhdon të jetë objektiv i Real Madridit për zëvendësues të Cristiano Ronaldos, raporton e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”.

Icardi është kapiten i Interit dhe një prej futbollistëve kryesorë te skuadra nga Giuseppe Meazza, përcjell “lajmi.net”.

Por, Real Madrid synon ta sfidojë gatishmërinë e Interit për qëndrimin e Icardit në Milano.

Të ngjashme