Neuer kërkon të rikthehet për të luajtur kundër Liverpoolit

Prishtinë | 11 Shk 2019 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Portieri i Bayern Munich është në garë me kohën për t’u rikuperuar për sfidën e javës tjetër ndaj gjigantit anglez.

Një lëndim në dorë bëri që Manuel Neuer të mos ishte i pranishëm në tri ndeshjet e fundit të Bayernit.

Megjithatë, tifozët e bavarezëve s’duhet të shqetësohet pasi portieri gjerman është i bindur se do të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm për përballjen ndaj Liverpoolit në Anfield në javën që vjen.

Në një intervistë për ESPN, portieri i kampionëve të Gjermanisë ka folur për ndeshjet kundër Liverpoolit dhe trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Tani ndihem mirë. Mendoj se stafi mjekësor do më lejojë të luaj”, tha Neuer.

“Gjithçka po shkon mirë në stërvitje dhe të gjithë jemi optimistë. Jam i sigurt se do të jem un midis dy shtyllave”.

“Për ne Liga e Kampionëve është një trofe shumë i rëndësishëm. Mezi po e presim të luajmë në Anfield”, shtoi ai.

“Kemi dëgjuar shumë atmosferën që krijohet në atë stadium. Çdokush që ka parë futboll e di se atje është një atmosferë shumë e veçantë. Mendoj se do të jenë dy ndeshje të mëdha”, përfundoi ai.

Hera e fundit që Bayerni e ka fituar Ligën e Kampionëve, ishte viti 2013 ku kishte mposhtur Borussia Dortmundin 2-1 në Wembley.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme