Neuer: Ndjenjë shumë e pazakontë

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Gjermanisë, Bayerni, ka kryer të hënën stërvitjen e parë në grupe të vogla të lojtarëve.

Distanca në mes të lojtarëve është mbajtur, ndërsa kapiteni Manuel Neuer ka thënë se ndjenja e të stërviturit në atë mënyrë ishte e pazakontë.

“Qartë se ishte ndjenjë shumë e pazakontë të mbajmë seancën stërvitore në grupe të vogla sot. Por po ashtu ishte mirë të shoh lojtarët tjerë përsëri”, ka thënë Neuer për faqen zyrtare të Bayernit.

“Dua të falënderoj klubin dhe të gjitha ata që ndihmuan për të bërë këtë të mundshme, që të ushtrojmë sërish në fushë në këtë kohë të vështirë”.

Të ngjashme