Neymar godet me grusht tifozin, pritet dënim i madh për të

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germain ka humbur finalen e Kupës së Francës ndaj Rennes me anë të penalltive.

Pas këtij dështimi në kupë, janë shfaqur zhgënjime dhe acarime nervash tek futbollistët parisien.

Gjatë rrugës për të shkuar që të merrnin medaljet, Neymar e goditi me grusht një tifoz.

Një veprim i tillë nuk do të mbetet pa pasoja dhe braziliani do të dënohet të paktën pesë ndeshje.

“Kur godet një futbollist, trajner, gjyqtar, një anëtar të statik teknik apo anëtar të publikut dënohesh me pesë javë pa pasur mundësi apelimi”, thuhet në rregulloren e kampionatit francez.Por me kaq rregullorja nuk ndalet.Nëse personi i sulmuar pëson dëmtime fizike, atëherë dënimi mund të shkojë deri në tetë javë.Nëse dënohet ka ndeshje ende këtë edicion që mund t’i shlyejë.Ai do të mungojë edhe në Ligën e Kampionëve në tri ndeshje, pasi e kishte ofenduar gjyqtarin e ndeshjes në përball me Manhester United.Neymar mund me dënimet e marra mund të kthehet në fushë vetëm në tetor”.

Të ngjashme