Neymar heq dorë nga PSG-ja, një hap më afër Barcelonës

Neymar (Barcelona), MAY 27, 2017 - Football / Soccer : Neymar celebrate after winning Spanish "Copa del Rey" match between Deportivo Alaves 1-3 FC Barcelona at the Vicente Calderon stadium in Madrid, Spain. (Photo by Mutsu Kawamori/AFLO) [3604]
Prishtinë | 15 Kor 2019 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Neymar JR po vazhdon ta mbajë gjallë dramën që po i jep vëmendje të madhe, lidhur me të ardhmen e tij.

Emri i Neymar është i lidhur ngushtë me një rikthim të mundshëm tek Barcelona, por skuadra e tij PSG po bën të pamundurën për ta penguar.

Ylli brazilian i futbollit ishte kthyer sot në kampin e PSG, dhe aty duket se është takuar me drejtuesit e skuadrës.

‘Sport’ raporton se Neymar dhe PSG kanë përfunduar takimin e tyre. Braziliani është larguar pas tri orëve nga kampi duke njoftuar se nuk do të jetë pjesë e rigrupimit në Dresden, transmeton lajmi.net.

Tashmë duket se është gjithçka në duart e Barcelonës dhe ofertës së tyre për PSG. Lojtari ka bërë të qartë dëshirën e tij.

Të ngjashme