Neymar planifikon të kthehet te PSG për parastinor

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Neymar po planifikon që të kthehet me ekipin e Paris Saint-Germain për parastinor pas spekulimeve për një largim të mundshëm, sipas El Transistor.

Ylli i Brazilit është lidhur me një rikthim te Barcelona, duke u bërë edhe njëherë bashk me Lionel Messi-n dhe Luis Suarezin.

Sidoqoftë, tash që parasezoni po afrohet, Neymar pritet të kthehet në Paris dhe t’i nisë stërvitjet te klubi që iu bashkua më 2017 për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh.

Të ngjashme