Neymari mund ta paguajë vetë klauzolën prej 222 mln euro

Prishtinë | 29 Kor 2017 | 14:56 | Nga

Neymari nuk do të kthehet në Barcelonë pas ndeshjes me Real Madridin në ShBA. Braziliani do të udhëtojë drejt Kinës për një seri ngjarjesh publicitare dhe kjo do të thotë se ai nuk do të stërvitet më nga trajneri Ernesto Valverde.

Sipas asaj që shkruan portali brazilian “Chuteira”, 25-vjeçari mund të zbarkojë në kryeqytetin e Katarit, Doha, për të firmosur një kontratë me “Qatar Sports Investment”-in, kompani e cila praktikisht financon PSG-në, klubin e ri të sulmuesit. Ish-ylli i Santosit do të emërohet ambasador i Kupës së Botës “Katar 2002” në këmbim të 300 milionë eurove (60 milionë në vit).

Me këtë ofertë të jashtëzakonshme që ka gati, Neymar mund ta paguajë vetë klauzolën e largimit nga Barcelona, 222 milionë euro. Kështu, PSG-ja nuk do të kishte asnjë problem me UEFA-n për “Fair-Play”-n financiar, siç është hamendësuar së fundmi.

Neymari tashmë ua ka komunikuar vendimin e largimit shokëve të tij të skuadrës dhe mund të quhet që tani parisien. Ky lajm as që imagjinohej në fillim të verës, por brenda pak ditësh do të bëhet realitet dhe… futbolli do të ndryshojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme