Nga meçet ku u shtir si djalë e deri te një kampione e madhe

Prishtinë | 10 Gus 2019 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Ajo e ka lexuar shumë herë, por derisa boksierja irlandeze Katie Taylor lexon Psalmin 18, zëri i saj bie pak dhe gjuha trupore e saj dukshëm relaksohet, shkruan sot Koha Ditore.

Psalmi është i shkruar në rrobamanin që ajo e vesh për t’u futur në ring dhe ajo e lexon para çdo meçi.

Taylor është shumë fetare dhe mund të mos jetë një kampione e zakonshme e padiskutueshme e boksit.

Derisa fëmijët e moshës së saj kishin postera të grupeve muzikore nëpër dhoma, Taylor kishte një të boksierit legjendar Muhammad Ali në dhomën e fjetjes, derisa ideja për të luajtur me vëllezërit e saj ishte të imitonte boksierët legjendarë Rocky Marciano e Jack Johnson, ndërsa luante me ta.

Duke folur me zë të butë larg nga natyra luftarake e sportit që ka zgjedhur, boksi, si dhe futbolli kishin ofruar Taylorin me një platformë për të shprehur veten derisa po rritej.

“Kur ktheheshim në shtëpi nga futbolli, ajo nuk nxirrte nga goja as dy fjalë”, rikujton nëna e saj Bridget.

Të ngjashme