“Nokautohet” ëndrra e Ferdinandit për të boksuar

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 20:04 | Nga

Rio Ferdinand ka marrë një vendim të papritur në planet për të bërë debutim në boks pasi Bordi i Kontrollit të boksit britanik, ka refuzuar të rishikojë aplikacionin e tij për të marrë licencë boksi.

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, përmes rrjeteve sociale shprehu zhgënjimin për refuzimin e Bordit.

“Pasi kam ushtruar 4-5 herë në javë që kur vendosa për të marrë licencën e boksit profesional dhe të dalë në ring, është e trishtueshme që po var dorezat për sfidën e Betfair”, ka shkruar ai në Facebook.

“Edhe pse kurrë nuk jam ndjerë më mirë fizikisht dhe mentalisht, pasi njoftova bordin për të aplikuar për licencë, kam marr konfirmimin se ata nuk do të analizojnë aplikacionin tim në këtë kohë”, ka shkruar Ferdinand.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme