Notat e lojtarëve: Arsenal 3-1 Tottenham, veçimi i golashënuesve dhe nota e Granit Xhakës

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 20:13 | Nga Ekonomia Online

Arsenali e ka nënshtruar Tottenham Hotspur në derbin e Londrës Veriore, ashtu që ka marrë edhe notë më të lartë mesatare se ekipi kundërshtar.

Notat më të larta i kanë marrë golashënuesit e Arsenalit, Bukayo Saka (8.1), Emile Smith Rowe (8.0) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (7.8).

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, është vlerësuar me notën 6.8 në këtë takim.

Te Tottenhami, Heung-Min Son (7.5) ka marrë vlerësimin më të lartë, derisa nota më e ulët në ndeshje ka shkuar për Dele Alli (5.9).

Në vazhdim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave në takimin Arsenal 3-1 Tottenham Hotspur nga SofaScore.

Të ngjashme