Numër i vogël i tifozëve anglezë kanë bërë rrugën për në Rusi

Prishtinë | 18 Qer 2018 | 10:54 | Nga

Vetëm një grup i vogël i tifozëve të flaktë anglezë të futbollit kanë bërë rrugëtimin për të parë përfaqësuesen e Anglisë nga fillimi në Kupën e Botës në Rusi, ndërsa shumë të tjerë kanë qëndruar në shtëpi si rrjedhojë e frikës nga dhuna dhe po ashtu për shkak të krizës diplomatike mes Londrës e Moskës.

Nuk pritet të ketë më tepër se 2500 tifozë anglezë në Volgograd për ndeshjen e së hënës kundër Tunizisë, ka thënë zëdhënësi i Ambasadës britanike në Rusi, që është dukshëm larg nga numri i madh i tifozëve anglezë që janë paraqitur në ndeshjet e fazës grupore të Anglisë në turnetë e kaluar, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Nga ndarja e biletave nga Federata e Futbollit të Anglisë për tri ndeshjet e fazës së grupeve të Anglisë, vetëm për ndeshjen kundër Belgjikës në stadiumin në Kaliningrad, që është më e vogla nga tri arenat ku luan Anglia në grup, janë shitur biletat, ka thënë Kevin Milles, shefi ekzekutiv i Federatës së Tifozëve të Anglisë (FSF).

Tensionet mes qeverive të Britanisë dhe Rusisë pas tentim vrasjes së ish-spiunit rus në Angli në mars dhe kujtimet e freskëta nga përleshjet mes tifozëve rusë dhe anglezë në Evropianin 2016 në Francë kanë rënduar tepër shumë tifozë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme