Numrat e kthejnë Karim Benzeman si njërin nga kandidatët kryesor për “Topin e Artë”

Prishtinë | 23 Sht 2021 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Karim Benzema është kthyer në njërin ndër lojtarët më në formë në futbollin botëror, duke shkëlqyer këtë vit me fanellën e Real Madridit.

Të mërkurën ai shtoi dy gola dhe dha dy asistime në fitoren ndaj Mallorcas në fitoren 6-1.

Ai aktualisht në gjashtë ndeshje ka 8 gola dhe 7 asistime në La Liga, duke qenë lider në listën e realizatorëve.

Me fjalë të tjera, sulmuesi francez ka marrë pjesë drejtpërdrejt në 15 nga 22 golat e shënuar nga ekipi i Ancelotti deri më tani këtë vit, apo 68 për qind.

Numra bëjnë që Karim Benzema të jetë sulmuesi i vetëm në Evropë që mund të rivalizojë me Robert Lewandowskin (15 gola dhe zero asistime në shtatë ndeshje) dhe Erling Haaland (11 gola dhe 4 asistime në tetë ndeshje).

E vërteta është se numrat e Benzemas në vitin 2021 janë të vlershme për garën e “Topit të Artë “.

Francezi, në fakt, barazohet me Lewandowskin, i cili gjithashtu ka ndërhyrë në 31 gola dhe 3 asistimet e tij, ndërsa lojtari i Real Madridit ka 23 gola dhe 11 asistime, ku secili ka qenë vendimtar në 34 gola të skuadrës së tyre.

Messi është i treti në vitin 2021 me 23 gola dhe 8 asistime (në 31 gola vendimtar), njësoj si Haaland, që ka 24 gola dhe 7 asistime.

Në listë pastaj sa i përket lojtarëve vendimtar janë Kylian Mbappe dhe Romelu Lukaku.

Karim Benzema deri më tani ka shënuar 287 gola me fanellën e Real Madridit, të cilët e afrojnë atë me rekordin e Carlos Santillana (290), ndërsa tjetër emër para tij, por i arritshëm në fazën e hershme është edhe Alfredo Di Stefano që ka 308 gola.

Benzema ka shënuar plot 200 gola në La Liga, ku para tij te madrilenët janë vetëm Cristiano Ronaldon (312), Raul (228) dhe Di Stéfano (216). /Telegrafi

Të ngjashme