Ousmane Dembele pranon që të transferohet te gjiganti italian

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Ousmane Dembele thuhet se ka dhënë dritën e gjelbër rreth një transferimi të mundshëm te gjiganti italian, Juventusi.

Sulmuesi i krahut u transferua në ‘Camp Nou’ në verën e vitit 2017, por shkaku i lëndimeve të shumta nuk arriti që të dëshmohet asnjëherë.

23 vjeçari ka regjistruar vetëm 74 paraqitje me kampionin në fuqi të Spanjës, teksa ka kontratë të vlefshme deri më 2022.

‘Mundo Deportivo‘ shkruan se Juventusi ka filluar bisedimet me Barcelonën rreth transferimit të francezit, qoftë edhe në formë huazimi për sezonin e ri.

Gjithashtu mediumi spanjoll pretendon se edhe Ousmane Dembele ka aprovuar fillimin e negociatave rreth transferimit të tij te ‘Zonja e Vjetër’.

Të ngjashme