Autobusi që barte lojtarët e Real Madridit drejt stadiumit në “Anfield” është sulmuar mbrëmë nga tifozët e Liverpoolit.
Mikpritja e tifozëve të Liverpoolit nuk ka qenë e këndshme për futbollistët e Real Madridit para ndeshjes së kthimit në Champions League që u zhvillua në “Anfied”.
Ata janë pritur me flakadanë dhe disa objekte janë hedhur kundrejt autobusit duke ia dëmtuar dritaret. Si rezultat i kësaj së paku një xham i madh është thyer dhe disa të tjerë të dëmtuar.
Kjo nuk i pengoi futbollistët e as dekoncentroi, që arritën të ruajnë rezultatin dhe të kualifikohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Sfida e kthimit u mbyll 0-0, derisa të parën Reali e kishte fituar 3-1.
Në gjysmëfinale, Madridi i Zinedine Zidane do të ketë punë me Chelsean e Thomas Tuchel.