Parakalimi i sportistëve kosovarë në hapjen e Lojërave Mesdhetare

Prishtinë | 26 Qer 2022 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Sportistët nga Kosova kanë parakaluar para më shumë se 50 mijë tifozëve në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare.

Këto lojëra këtë vit po mbahen në qytetin Oran të Algjerisë, shtet që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ekipi i Kosovës në Lojërat Mesdhetare përbëhet nga 39 sportistë që do të garojnë në 13 sporte të ndryshme.

Flamurin e bartën mundësi Egzon Shala dhe karateistja Fortesa Orana.

Lojërat Mesdhetare nisën më 25 qershor dhe përfundojnë më 6 korrik. /Telegrafi/

Të ngjashme