Paraqitjet brilante në Euro 2020 – Juventusi hidhet në sulm për shërbimet e Granit Xhakës

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Granit Xhaka është duke shkëlqyer në Kampionat Evropian te Zvicra.

Duke kaluar fazën e grupeve, shorti përcaktoi që Helvetikët të përballeshin me fituesin e Kupës së Botës, Francën.

Zviceranët i eliminuan Les Blues me penallti (5-4), derisa koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 3-3.

Paraqitja brilante e Xhakës në atë takim, bëri që shumë skuadra të kthenin shikimin te mesfushori shqiptar që reprezenton Zvicrën.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Juventusi është duke e menduar seriozisht transferimin e anëtarit të Arsenalit.

Mediumi italian bën të ditur se Zonja e Vjetër është e gatshme të bëjë ofertë rreth 20 milionë euro.

Roma është po ashtu në garë për 28 vjeçarin, me këtë të fundit që ka bërë të ditur se i pëlqen kalimi në kryeqytetin e Italisë.

Mirëpo, një interesim nga Juventusi mund t’i ndryshojë mendje Xhakës dhe të pranojë ofertën e Bonakonerëve, para asaj të Giallorossët.

Të ngjashme