Parma ka shkarkuar trajnerin Fabio Liverani, ndërsa në vend të tij pritet të kthehet Roberto D’Aversa.
Liverani është shkarkuar një ditë pas humbjes 3:0 nga Atalanta.
“Parma Calcio 1913 ka njoftuar se Fabio Liverani është liruar nga detyra e tij si trajner i skuadrës së parë”, thuhet në komunikatë të klubit.