Pas një kohe të gjatë, Vojvoda pritet të jetë titullar te Torino

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda pritet të jetë titullar te Torino që luan të premten ndaj Cagliarit, në kuadër të xhiros së 23-të të kampionatit italian, Serie A.

Vojvoda e ka luajtur ndeshjen e fundit si titullar në fund të vitit të kaluar në humbjen kundër Romës me rezultatin 3:1, ndërsa në gjashtë ndeshjet e fundit shkaku i lëndimit nuk ka luajtur fare.

Këtë edicion, mbrojtësi i krahut me Torinon ka luajtur 12 ndeshje, kurse ka kontribuar me dy asistime.

Të ngjashme