Pasi u bënë me tri fëmijë, Sergio Ramos dhe Pilar Rubio do të martohen

Prishtinë | 19 Kor 2018 | 08:59 | Nga

Sergio Ramos po shijon pushimet verore pas përfundimit të kampionatit botëror të zhvilluar në shtetin rus.

Ai po shoqërohet nga e dashura Pilar Rubio, me të cilën ka tre fëmijë të shëndoshë.

Por, futbollisti madrilen ka vendosur që dashurinë disavjeçare me prezantuesen televizive ta kurorëzojë me martesë.

Lajmin e ka zbuluar vetë lojtari i Real Madridit përmes llogarisë personale në Instagram teksa shihet çiftit në krah të njëri-tjetrit.

“Ajo tha PO. Do të të dua përgjithmonë”, ka shkruar Ramos në Instragram.

Ndryshe, 32-vjeçarin do ta shohim edhe sezonin e ardhshëm në fanellën e klubit të kryeqytetit spanjollit, Realit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme