Pavard rrëfen për depresionin që e kishte kaluar në karantinë

Prishtinë | 26 Sht 2022 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i Bayern Munchenit, Benjamin Pavard, ka folur për depresionin në të cilin kishte kaluar gjatë mbylljes në kohën e pandemisë së kovidit.

“Ishte e vështirë. Isha i vetëm, në një shtet tjetër. Nuk po kaloja mirë. Në kokën time, nuk isha mirë. Në fillim i thoni vetes që nuk është asgjë, se do të kalojë, por nuk kalon,” ka thënë Pavard.

“Kur shkoni në stërvitje dhe nuk jeni të lumtur, duhet të bëni diçka. Jam njeri – edhe pse kam një shtëpi të mirë me palestër, kam nevojë për kontakt me njerëz. Zgjohesha. Më humbte apetiti.”

Të ngjashme