Pedri në dyshim për përballjen me Atletico Madridin

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori spanjoll, Pedri pritet të jetë mungesa e madhe e Barcelonës për ndeshjen derbi të javës ndaj Atletico Madridit.

Pedri nuk mori pjesë në stërvitjen e Barcelonës sot (e premte), një ditë para ndeshjes ndaj Los Colchoneros në kuadër të javës së shtatë në La Liga.

Në vend të kësaj, mesfushori 18-vjeçar qëndroi në palestër dhe bëri disa punë specifike atje dhe mund të jetë mungesa e madhe e Barçës për këtë derbi.

Barcelona nuk ka lëshuar asnjë deklaratë në lidhje me mungesën e Pedrit në stërvitje dhe mbetet për t’u parë nëse ai do të përfshihet në listën e skuadrës së Ronald Koeman.

Për Barcelonën, një fitore në udhëtim te Atletico është jetike nëse ata duan të ngjiten në krye të tabelës.

Aktualisht, ata janë pesë pikë larg liderëve të Real Madridin, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Për më tepër, një fitore për Barcelonën kundër Atleticos do t’i shihte ata të parakalonin skuadrën e Diego Simeones në tabelë.

Të ngjashme