Përfaqësuesja U-21 ngre lart Memën e Kolgecin

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 11:02 | Nga

Lirim Mema ka mbuluar krahun e djathtë të mbrojtjes së Përfaqësueses U-21 të Kosovës në futboll, në ndeshjen kundër Irlandës.

Besfort Kolgeci ka kompletuar ndeshjen në qendër të mbrojtjes. Dhe Shpresat e Kosovës kanë barazuar 1:1 me Irlandën, më 7 shtator në Mitrovicë, për të vazhduar paraqitjen pozitive në fushatën e parë të tyre, atë eliminatore për evropianin e vitit 2019, shkruan Koha Ditore.

Mema e Kolgeci janë 20-vjeçarë dhe pos te Përfaqësuesja U-21 e Kosovës janë bashkëlojtarë edhe në skuadër. Janë pjesë e skuadrës gjermane Eintracht Braunschweig, që garon në Bundesliga 3. Por të dy po paraqiten në ekipin e dytë të Braunschweigut që garon në njërën prej shumë ligave të kategorisë së pestë gjermane.

Ndonëse nuk paraqiten në nivel të lartë, Mema e Kolgeci janë të rëndësishëm te U-21 e Kosovës. Dhe vlerësohet se dëshmojnë më së miri faktin që Kosova U-21 ndonëse me lojtarë që nuk paraqiten në nivele të larta, po shfaqet pozitivisht në eliminatoret e para të saj….

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme