Pas kursit në Kolegjin Universi, certifikohen 34 trajnerë volejbolli

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 14:18 | Nga

Për pesë ditë rresht (nga 25 deri më 29 gusht), në Kolegjin Universi, dhe me organizim të Federatës së Volejbollit të Kosovës, është mbajtur kursi për trajnerë të volejbollit.

Gjatë këtyre ditëve ka ligjëruar instruktori i Federatës Ndërkombëtare të Volejbollit (FIVB), Gustavo Meczyk.

Vijuesit e kursit janë ndarë shumë të kënaqur me ligjëratat e instruktorit të FIVB-së, ndërsa gjatë kësaj kohe, pos pjesës teorike, kursistët kanë ndjekur edhe pjesën praktike.

trajnimi (2)

Në ditën e fundit të kursit, 34 trajnerë janë pajisur me certifikata, me të cilat ata tashmë mund t’i drejtojnë skuadrat e tyre në edicionin e ri të volejbollit.

Vijuesve të këtij kursi certifikatat ua dorëzoi kryetari i FVK-së, Abedin Ibrahimi.

I pranishëm në ndarjen e certifikatave ishte edhe rektori i Kolegjit Universi, dr. Dugagjin Sokoli.

34 trajnerët e certifikuar janë:
Valon Nikçi
Bahri Gjinovci
Naser Krasniqi
Afërdita Sadiku
Ajne Rraci
Sherife Behrami
Olta Kalludra
Xhavit Kajtazi
Ramadan Parduzi
Ylli Kadriu
Faton Mustafa
Butrint Bytyçi
Arsim Lohaj
Xhevat Buçani
Arbon Osmani
Valon Zymberi
Arlind Ibrahimi
Elmi Zymberi
Dibran Kastrati
Bardhyl Gashi
Hafiz Buzuku
Liridon Pllana
Agron Thaçi
Mursel Igrishta
Shpat Lila
Besar Loku
Naser Tara
Driton Kosova
Gazmend Heta
Liridon Krasniqi
Milot Haziri
Naim Qenaj
Lulzim Krasniqi
Drilon Haziri

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme