Përfundon në polici trajneri shqiptar që rrihte futbollistët

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Ndue Tarazhi, trajneri që u bë i njohur si pasojë e videos virale në rrjetet sociale ku ai shihej që rrihte dhe ofendonte lojtarët e U17 në Laç, u ndalua nga forcat e rendit.

Tarazhi do të merret ne pyetje për të sqaruar pozicionin e tij në këtë skandal.

Ndue Tarazhi në fakt është shkarkuar pak kohë më parë nga ky pozicion e po ashtu duhet thënë se video në fjalë nuk është aktuale, por është realizuar pak kohë më parë.

Tarazhi shihet duke godaitur disa lojtarë të rinj pas humbjes së një ndeshjes e nuk kursen ndaj tyre edhe ofendime të rënda.

Të ngjashme