Perisici nuk është prioritet i Unitedit

Prishtinë | 06 Gus 2018 | 09:11 | Nga

Duket se ëndrra e Jose Mourinhos që një ditë të stërvitë Ivan Perisicin nuk do të plotësohet as në këtë verë.

Tash e dy vite kroati është kërkuar me ngulm nga Special One, por zikaltrit kishin bindur lojtarin për të qëndruar.

Tani që u hap një pistë për një largim të mundshëm pasi lojtari ka shprehur vullnetin të luajë në Ligën Premier, janë Djajtë e Kuq ata që nuk po arrijnë të lëvizin.

Bordi i Unitedi e ka njoftuar Mourinhon që prioritet është shpenzimi për një mbrojtës qendror.

Pra, aktualisht të gjithë forcat e Man Utd janë të përqendruara te Yerry Mina i Barcelonës.

Nga kjo tifozët e Interit mund të qëndrojnë të qetë, anësori kroat me shumë mundësi do të jetë pjesë e tyre edhe për një sezon.

Kartoni i Perisic vlerësohet rreth 60 milionë euro.

https://youtu.be/HK4y7ap8CQM

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme