Përplasje mes zyrtarëve të Prishtinës dhe Dritës, ka edhe të arrestuar

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Administratori i FC Prishtinës, Bajram Sherifi, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas një dueli verbal me drejtorin sportiv të Dritës.


Ndeshja e zhvilluar sot mes Gjilanit dhe Prishtinës ka prodhuar polemika të shumta. Klubi kryeqytetas po akuzon Federatën e Futbollit të Kosovës, disa persona që sipas tyre janë puqista dhe klubin e Dritës.

Pas ndeshjes mes Gjilanit e Prishtinës, ka pasur edhe një duel verbal mes administratorit të klubit kryeqytetas dhe drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberit.

FC Prishtina ka njoftuar se administratori dhe delegati pran FFK’së, Bajram Sherifi, është arrestuar.

“Arrestohet administratori i FC Prishtina, delegat pran FFK-se, Bajram Sherifi, pas duelit verbal me drejtorin e FC Drita, Valon Zymeri ndaj te cilit nuk u mor asnje mase” – thuhet në njoftimin e FC Prishtinës. 

Të ngjashme